Zbulohet shkaku pse Barcelona refuzoi Ronaldon

Barcelona zbulon shkakun pse kishte hedhur poshtë mundësinë për të blerë Cristiano Ronaldon me çmim shumë të lirë. Ish-presidenti i klubit, Joan Laporta thotë se, shkaku ka qenë Ronaldinho.

Laporta pasi u zgjodh president i Barcelonës më 2003, transferoi Ronaldinhon nga Paris Saint-Germain dhe më onë atë vit iu ofrua mundësia ta blejë edhe ish-yllin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit, Ronaldo, raporton Gazeta Express.

Por Laporte, të cilit i mbaroi mandati më 2010 dhe do të garojë sërish për president të Barcelonës në zgjedhjet e këtij muaji, thotë se nuk pendohet pse refuzoi ta blinte tash sulmuesin e Juventusit, duke i shpjeguar arsyet e tij.

“Kur ishim duke i kryer transferimet e Ronaldinhos dhe Rafa Marquez, përfaqësuesit e Marquezit na e propozuan Cristiano Ronaldon. Ai ishte lojtar i Sporting Club atë kohë”, zbuloi Laporta.

“Njëri prej menaxherëve të tij tha se e kishin një lojtar të cilin ia kishin shitur Manchester Unitedit për 19 milionë euro, por se do të na e shitnin neve për 17 milionë euro”.

“Por ne kishim investuar në Ronaldinhon tashmë. Ronaldo luante më shumë në krah se në qendër. Mendimi ynë ishte se ishim kompletuar, prandaj e refuzuam Ronaldon dhe nuk pendohem aspak për këtë”, shtoi ai.

Natyrisht Barcelona nuk mund të pendohet për këtë duke qenë se Ronaldinho ishte mësuesi i Lionel Messit, yllit argjentinas që i solli klubit trofe të mëdhenj për gati dy dekada.