Ballina Aktualitet Përmbytjet në Shkodër, banorët: Për 8 vjet nuk kanë investuar asnjë qindarkë!...

Përmbytjet në Shkodër, banorët: Për 8 vjet nuk kanë investuar asnjë qindarkë! PD:Qeveria trefishoi pasurinë e vet

Përmbytjet në Shkodër treguan mungesën e investimeve të qeverisë ne zonat bujqësore, ku mungonninfrastruktura kulluese. Banorët në Dajç i thanë drejtuesit politik të PD në Shkodër Helidon Bushati dhe Kryebashkiakes Voltana Ademi se askush nga qeveria nuk është kujtuar për ta.

“Për 8 vjet nuk ka hedhur asnjë qindarkë tek ne”, u shpreh një banor, duke vënë në dukje mungesën e mbështetjes nga qeveria.

“Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërrohet, papunësia rritet, varfëria ulur këmbëkryq, ata në qeveri trefishojnë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete. Prandaj, duhet të themi mjaft. Duhet ndryshimi, se nuk vazhdohet me një qeveri që mendon vetëm për vete”, tha Helidon Bushati.

Duke mbëshetur banorët, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës vuri në dukje mungesën e fondeve nga qeveria në lidhje me kullimin. “Vetëm me investimet e Bashkisë, kemi bërë të mundur në të gjithë tërritorin e bashksië, pastrimin në masën 78% të kanaleve të dyta dhe të treta që janë në kopetencën tonë. Imagjinoni çfarë ndryshimi i madh do të ishte për banorët në fshat, nëse qeveria do ta kishte politikë të vetën financimin për kullimin”, u shpreh kryetarjae Bashkisë së Shkodrës.

Helidon Bushati i garantoi banorët se ky ndryshim do të bëhet pas zgjedhjeve, me drejtimin e qeverisë nga Kryeministri Lulzim Basha, i cili ka në plan të investojë çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm në infrastrukturën për bujqësinë.

Exit mobile version