Ballina Aktualitet Mjeku i njohur: Pse nuk është normal procesi i vaksinimit në Shqipëri?

Mjeku i njohur: Pse nuk është normal procesi i vaksinimit në Shqipëri?

Ilir ALLKJA
mjek

QEVERI QË GODET GJITHÇKA!

Procesi i vaksinimit, i cili është disi delikat edhe për shkak të krizës së mosbesimit, pasoje e teorive të shumta konspirative, duhej doemos te ishte tejet transparent duke filluar që nga kontratat, kostot, lejet e importit, transportin, shpërndarjen, logjistikën etj.

Por qeveria e partisë socialiste nuk lejoi të ishte normal as procesi i vaksinimit në Shqipëri!
Kjo qeveri ashtu si gjithë aktivitetin e saj 8-vjeçar edhe procesin e vaksinimit ndaj COVID-19 e mbuloi me shumë propagandë, fshehje të dhënash, dyshime, bllofe, krizë besimi etj.

Zoti kryeministër, zonja ministre, zotërinj komitetas, çështjet e shëndetit publik ju përkasin të gjithëve, të pasurve, të varfërve, të majtëve, centristëve, të djathtëve.

Mos politizoni sëmundjet, vaksinat, lindjet, vdekjet!

Jemi njerëz së pari!

Exit mobile version