Kërcet arma në Tiranë, plagoset biznesmeni i ndërtimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, biznesmeni Sino Llanaj, 42-vjeç është plagosur me plumb në këmbë. Policia bën të ditur se autori i kësaj ngjarje të rëndë Albert Allmuça, i cili është shpallur në kërkim.

Policia tha se, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy pronarëve për një pallat, ku i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit. I plagosur mbeti edhe një kalimtar, i quajtur Klodian Gomina.

Llanaj është dhunuar fizikisht pak ditë më parë. Biznesmeni i ndërtimit, Sino Llanaj i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm nga Albert Allmuça mësohet se janë zënë edhe një javë më parë në zonën e Astirit. Dy ortakët në ndërtim u konfliktuan me njëri-tjetrin pasi shisnin nga dy herë apartamentet.