Ballina Aktualitet Revolta ndaj Ramës në Fier/ Flasin banorët: Po tallet me ne! Na...

Revolta ndaj Ramës në Fier/ Flasin banorët: Po tallet me ne! Na tha doni apo s’doni ju, unë e kam vendosur!

Banorët që i zunë pritë Ramës sot në Fier në vendin ku ai ka planifikuar të ndërtojë spitalin nga Turqia shprehen se kryeministri po tallet me ta.

Ata thonë se, nuk janë kundër ndërtimit të spitalit, por nuk duam që të tallen ata me ne. “Unë kam një çertifikat pronësia dhe akoma nuk e kam të qartë sa pjesë të pronës do më marrë shteti”, tha një nga banorët.

Fermerët  protestuan për marrjen e pronës së tyre nga qeveria me një çmim tepër të ulët. Kryeministri Rama gjatë inspektimit të truallit ku pritet të ndërtohet spitali rajonal i Fierit, ju tha fermerëve se spitali do të ndërtohet dhe ky vendim është marrë tashmë.

Banorët u shprehën se ata e duan spitalin por nuk duan që qeveria të tallet duke e marrë pronën e tyre me një çmim të ulët.

“Doni ju apo nuk doni kjo është një gjë e vendosur dhe nuk e ktheni dot mbrapa. Ne do presim dhe për çmimin na tha se nuk i vendos unë ato çmime. Edhe ne duam të ndërtohet spitali po nuk duam që të tallen ata me ne. Unë kam një çertifikat pronësia dhe akoma nuk e kam të qartë sa pjesë të pronës do më marrë shteti”, tha një pronar i tokës.

Exit mobile version