Propaganda-barcaletë e një kryeministri mjeran!

Reagim i FRPD Vlorë

Në asnjë vend normal, që funksionon brenda normave të etikës, asnjë krer shteti, nuk ka deklaruar se “Të qenurit ai/ajo kryeministër/president, ndikoi në fillimin e vaksinimit të popullsisë”.

Jashtë çdo parametri etik, e udhëhequr pathologjikisht nga dëshira mjerane për propagandë, KM i dështuar mavi, në ditët e fundit të tij politik, e pohon mjerisht se ardhja e vaksinës është sukses i tij.

Në ditët, ku ndikimi agresiv i virusit që ka mbërthyer gjithë botën vazhdon; në ditët ku qindra biznese janë shkatërruar prej virusit dhe mos ndihmesës qeveritare; ne ditët ku mijëra shqiptar e shqiptare kanë humbur vendin e punes; ku dhjetra e dhjetra biznese kanë hequr nga puna qindra e mijëra njerez, ku e gjithë bota pret me padurim fillimin e vaksinimit, si mbrojtësja kryesore, fillimisht e jetës dhe më pas frenimit të gjithë atyre që u lartpërmenden, KM dështak propagandon me aktin e bërjes së vaksinës, të cilën nuk e dim se nga e kemi marrë, si kanë ardhur dhe në ç’sasi jemi në gjendje të përballojmë.

Mjerisht del dhe llomotit duke e përdorur politikisht, në funksion të fushatës së tij të mbushur me propagande dhe reklamime fasadë.

Mjerisht del dhe thot se ardhja e vaksinës përbën ‘suksesin e tij’, i cili për 7 vite nuk njeh një sukses të vetëm të mirëfilltë.

Mjerisht del me mburrjen e tij prej kodoshi, jashtë çdo formati etike.

Mburrja, propaganda dhe sukseset e tij imagjinare krahasohen me ato të kreut të Koresë së Veriut!

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një kryeministër që del dhe thot barsaleta nastradine.

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që nuk merret me llomotitje boshe.

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri efiçente.

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri me projekte dhe programe konkrete.

www