Ballina Kryesore Prangoset burri i Besa Shahinit, arsyeja…

Prangoset burri i Besa Shahinit, arsyeja…

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para stacionit të Policisë së Kosovës për shkak të qasjes që ka ky institucion ndaj partive politike për masat anti-COVID.

Gjatë kësaj proteste ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.

Një ndër personat e arrestuar është kryetari i PSD, Dardan Molliqaj i cili është burri i ish-ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime’’, ishte motoja e simpatizantë të partisë së Molliqajt, disa prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

Exit mobile version