Foto/ Rama pritet me revoltë në Fier, Garda dhe forcat speciale nuk lejojnë banorët të afrohen ku do të ndërtohet spitali

Kryeministri Rama ka mbërritur në vendin ku është caktuar prej tij të ndërtohet spitali rajonal i Fierit, por banorët kanë shpërthyer në revoltë.

Që në orët e para të mëngjesit Garda dhe policia e shtetit është vendosur në Mbrostar-Ferko të Fierit duke rrethuar pa asnjë shpjegim zonën dhe pronën private.

Banorët e zonës shprehen se, policia e shtetit nën kërcënime nuk i lejon të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur.

Garda e Republikës dhe forcat speciale të futur edhe nëpër ferra nuk lejojnë banorët që të afrohen tek vendi i spitalit që do të ndërtohet nga Turqia për tre muaj.

Forcat e policisë po ashtu nuk lejojnë praninë mediave në vendin ku ndodhet kryeministri, ndërkohë që fermerët kanë zgjedhur të mbllidhen diku më larg mbikalimit nga ku kryeministri me stafin po inspekton truallin ku pritet të ndërtohet spitali.

Fermerët ndodhen në tokën e tyre që prej mëngjesit të sotëm dhe kundërshtojnë çmimin referencial të vendosur nga qeveria për blerjen e saj.

rama 4