Titi SERANAJ
Deklaratat publike të z.Arbjan Mazniku, mbrëmjen e djeshme, jo më kotë e vendosin atë në krye të “tryezës së mishit”. Ai tregoi veten si negociatori kryesor për shkak të pozicionit dhe pjesës së luanit që ofron për kompaninë “EMAAR”, në krahasim me përfaqësuesit e tjerë të qeverisë.
“Kam pasur bisedime dhe kontakte të vazhdueshme me Presidentin e “EMAAR” zotin Muhammed El Alabbar”.-u shpreh ai.
“Kam detyrën që të tentoj ta bind kompaninë të vijë në Tiranë. Ata po shohin opsione të investojnë në zonën e Bulevardit të Ri dhe në disa nga zonat e RINDËRTIMIT.”
-Bëhet fjalë për zgjatimin e bulevardit, projektet e “Kombinart” dhe “Tirana Riverside”(shih fotot).Dy projektet e fundit pjesë e masterplanit “TIRANA 2030” janë futur në procesin e RINDËRTIMIT duke i dhën mundësinë në këtë rast dhe ministrit Ahmetaj të jet pjesë e “tryezës së mishit”.
Përfitimet e kompanisë “EMAAR” nga lidhja e këtyre kontratave kapin shifrën e mbi 50 MILIARDË EURO.
Si realizohet kontrata?
Gjatë kohës së bisedimeve me presidentin e kompanisë, z.Mazniku është kujdesur për mënyrën se si do të nënshkruhet kontrata.
Në 30/9/2020 miratohet në mënyrë të paligjshme në Këshillin Bashkiak krijimi i shoqërisë aksionere “TIRANA DC”sh.a e cila rregjistrohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit në datën 3/11/2020, me aksioner të vetëm bashkia Tiranë. Bordi drejtues i shoqërisë aksionere i pëbërë nga Arbjan Mazniku; Redi Molla; Laura Deliu.
Z.Mazniku tashmë është vendosur në krye të “tryezës së mishit” në cilësinë e përfaqësuesit të bordit të shoqërisë aksionere “TIRANA DC” dhe jo nën cilësinë e nënkryetarit të bashkisë.
“TIRANA DC” sh.a me objekt të saj:”Projektim, Rindërtim, Kolaudim të ndërtimeve të të gjitha llojeve”, ka monopolin e plotë të fushës së ndërtimit dhe jo vetëm.
-Në funksion të veprimtarisë së saj ka të DREJTË:
“Të shfrytëzoj dhe të vlerësoj mundësinë e bashkëpunimit me shoqëri të tjera tregëtare, apo të hyjë në mardhënie kontraktuale me persona të tjerë fizikë dhe/ose juridik, publik dhe / ose privat, vendas dhe/ ose të HUAJ.”
Krijimi i shoqërisë “TIRANA DC” është i paligjshëm dhe për rrjedhoj pozicioni i z.Mazniku në krye të “tryezës së mishit” është në paligjmëri të plotë.
P.s Ndëkohë që shpronësimet në këto zona bëhen me taksat tona, ndërsa pronarëve legjitim u garabitet prona nga bashkia dhe kryetari ilegjitim i saj z.Veliaj.