Ballina Kryesore “Darka e Dubait” sot në Zall-Bastar!

“Darka e Dubait” sot në Zall-Bastar!

Jorida TABAKU

Realiteti në Zall-Bastar e shkatërron propagandën e qeverisë

Në Zall-Bastar siç pamjet flasin vetë, dallohet lehtësisht se si është situata me rrugët dhe xhepin e banorëve të zonës. Fshatrat e zonaës përrreth që janë reth 15 km nga Tirana, nuk dalin dot nga shtëpia sepse në shekun e 21 ende nuk kanë një rrugë. Investime pre-historike të një qeverie që i përdor si kavje qytetarët pa iu dhënë asgjë përpos propagandës.

Qeveria është e angazhuar të shpenzojë mijëra euro në darka luksoze në Dubai, të japë me PPP në ato darka pasuritë kombëtare dhe private ndërsa banorët e kryeqytetit lihen pa rrugë. Nuk ka më kuptim që banorët e kësaj zone të presin 8 vjet për një urë që nuk po ndërtohet ndërsa ato gdhihen çdo mëngjes duke vrarë mendjen si do dalin deri në qendër të Zall-Bastarit.

Në 25 prill do të kthejmë faqen një herë e përgjithmonë nga ajo çfarë shohim sot. Do t’i japim fund propagandës gënjeshtare! Edi Rama dhe manipulatori Veliaj do të marrin ndëshkimin e duhur për sjelljet e tyre!

Exit mobile version