Nga Arjan LIKA
Këto janë pamje nga rruga e shembur e fshatit Shëlli, Njësia Administrative Macukull.
Prej tre ditësh banorët e kësaj zone janë krejtësisht të izoluar. Prej tre ditësh zona dhe banorët e saj nuk kanë asnjë komunikim me qendrën e qytetit. Prej tre ditësh mungojnë furnizimet, është paralizuar çdo aktivitet jetësor i banorëve.
Pushteti lokal e ai qendror këta njerëz i ka dënuar me harresë.
Ndonjë lopatë zhavorr nuk e zgjidh problemin jetësor të kësaj gjendjeje. Por edhe lopatat e zhavorrit mungojnë, ato shërbejnë vetëm për foto propagande.
Edhe ndaj banorëve të fshatit Shëlli, si ndaj banorëve të gjithë Matit, po e njëjtë me çdo shqiptar, shërbimet jetësore, investimet jetike, ndihma e mbështetja e shtetit dhe pushtetit janë zëvendësuar me menu propagande. Dritat e asfaltet elektorale nuk zgjidhin hallet e matjanëve, taksat tona shpërdorohen në mënyrë të papërgjegjshme nga pushtetarët e sotëm.
Askush nuk kujdeset për jetën e njerëzve, askush muk interesohet për të sëmurët, për ekonominë që po shkatërrohet, askush nuk vret mendjen për varfërinë dhe zonat tona që po zbrazen, pushteti ka prioritet propagandën dhe sipas rradhës defrimet, vizitat darkat me mijra euro nga Dubai dhe në kryeqytete të tjera të Evropes.
Ditët e këtij mjerimi janë drejt fundit.
Në 25 prill ndëshkimi popullor do të jetë me votë, për qeverisjen e mbrapshtë për këtë sistem të korruptuar e kriminal që si një bishë e ngordhur i është ngjitur pas qafe matjanëve dhe çdo shqiptari.