Zot na ruaj nga ky lugat!

Nga Ilir PECNIKAJ

Vetëm në muaj Nentor-Dhjetor janë shpenzuar mbi 6 milion dollare per PPE (mjete mbrojtese për blizat e bardha kunder covid-19).

Përsëri “bluzat e bardha” në Shqipëri janë vecse me bluza të bardha me golf (sepse ben ftohtë) dhe me një maskë lecke në fytyrë edhe atëherë kur duhet të bëjnë show-n e radhës për qeverinë. Po jua lë ju të imagjinoni se si mund të mbrohet një mjek në spitalet rajonale ose larg qoftë mjek i familjes në periferi?! As golf jo, por një xhup mbi shpinë e një shall për mbrojtje në fytyrë.

Unë po sjell në vemendjen tuaj show-n e djeshëm kur në ceremonin e radhës që ju bë vaksinimit të “kalit mediatik” (shiko në foto). Bluza e bardhe që po i bën vaksinën është e bukur e kuruar, por komplet e zbuluar ndaj coronavirusit, thjesht me një maskë lecke në fytyrë, me të cilën po bën reklam dikujt (shikoni stampen), ku vetëm 10 cm maska e saj është larg gojës së pacientit, (në rastin në foto ky pacienti të infekton permes ekranit e jo më aq afër).

Shikojni se si janë të mbrojtur koleget e saj në vendet e tjera ku vaksina vazhdon e bëhet për popullsinë e jo vetëm për “kalin mediatik”, dhe do të kuptoni fare mirë se kësaj qeverie nuk i intereson shëndet i bluzave te bardha (do sjell mjek nga Turqia, tha qoftë largu) dhe aq më pak i popullatës, por i intereson vota e 25 prillit…

Zot na ruaj nga ky lugat!

wwwee