Ballina Politikë Zgjidhet kryetarja e LDG në Mallakastër

Zgjidhet kryetarja e LDG në Mallakastër

Në një atmosferë optimiste dhe entuziaste sot u zhvillua kuvendi i LDG, Mallakastër për zgjedhjet e reja të strukturës drejtuese me prezencën e kryetares së LDGSH, znj. Albana Vokshi dhe kordinatores znj. Juvina Qevani.

Falenderim dhe mirënjohje ish kryetares znj. Dallëndyshe Allkaj për kontributin dhe përkushtimin për shumë vite në drejtimin e LDG Mallakastër!
Urime dhe suksese kryetares znj. Suzana Malaj, strukturës drejtuese, antareve dhe simpatizanteve në Mallakastër.

Së bashku në 25 prill do të kthejmë në vend dinjitetin e mallakastrioteve, rikthimin e shpresës së humbur për njerëz normalë dhe Shqipëri normale!✌✌✌

• Suzana Malaj punon si mësuese e Gjuhës dhe Letersisë Shqipe prej 28 vitesh, aktualisht në gjimnazin “Dervish Hekali” Ballsh. Ka përfunduar me rezultate tē larta studimet në Universitetin Filologjik të Tiranës me rezultate të larta dhe botuese e shumë vëllimeve me poezi.

Rrjedh nga nje familje e ish të përndjekurve politikë, antare dhe aktiviste e Partisë Demokratike që në fillimet e saj.

– Fjala përshëndetëse e kryetares së LDG Mallakastër znj. Suzana Malaj

– Përshëndetje të gjitha grave e vajzave mallakastriote, anëtare të Partisë Demokratike , simpatizante të saj, të partisë së lirisë, shpresës dhe optimizmit!

U bënë 8 vite që në shoqërinë shqiptare e veçanërisht në Mallakastër është mbjellë e lulëzon fara e varfërisë dhe pesimizmit, me një drejtësi të kapur e të cënuar, që e tillë siç është i shërben interesave të pushtetit larg interesave të vendit.

Nga ana tjetër shoqëria shqiptare e zvordhur e shpresëhumbur është kapluar nga një lloj pasiviteti, për një mori arsyesh, pa qenë e vetëdijshme se pikërisht me pasivitetin e saj inkurajon pjesën më të keqe të pushtetit.

“Shkundja”e shoqërisë nga pasiviteti është beteja me të cilën duhet të përballemi!
Shoqëria frymon si një organizëm i gjallë, evoluon, ndryshon, grumbullon në vete vullnete pozitive e negative, energji pozitive e negative dhe në këtë moment i ngjan asaj kupës së mbushur plot, që pret të derdhet.

Mallakastra është kupa që pret të vërshojë e të mbysë me fuqinë e vërshimit të saj, institucionet e rrënuara e formaliste , të gjitha padrejtësitë e të gjitha qorrollepsjet e pushtetarëve të verbër, mediokër e shurdhmemecë!Mallakastriotët e gjithë shqiptarët presin të çlirohen prej të gjitha frustrimeve të një pushteti që qeveris me psikologjinë e shtypjes dhe dhunës, që e ka në genet e saj politike!Të gjitha pakënaqësitë prej keqqeverisjes, të gjitha zhgënjimet vlojnë si vullkani që vlon në vete për të shpërthyer në ditën e gjykimit!

Gra mallakastriote e demokrate!

Ne duhet të shkojmë kudo ku ka një grua, aty ku ajo punon, aty ku ajo jeton me modesti, me përulësi, me empati për të hyrë në lëkurën e saj e për ti dhënë gruas dhe qytetarit të gjithë rëndësinë që e ka dhe që ia kanë mohuar.

Mallakastriotët dhe gjithë shqiptarët kanë të gjitha arsyet për të mos i besuar më një të majte të përcudnuar e të pafytyrë për të dalë para tyre, por mallakastriotët dhe shqiptarët natyrisht kanë nevojë që Partia Demokratike t’i prijë, ti udhëheqë, t’i drejtojë, ti emocionojë , ti frymezojë me atë potencial që kjo parti e rigjeneron në vete.

E sotmja duhet të mbetet histori e së shkuarës së trishtë, të një qeverisjeje të inkriminuar në të gjitha qelizat e pushtetit!

Ne, të gjitha bashkë, me mallakastriotët e me gjithë shqiptarët duhet të ushqejmë psikologjinë e fitores e fitoren ta ndajmë me njerëzit.

Ne duhet të clirohemi së bashku me njerëzit nga qeverisja me e keqe që kanë njohur shqiptarët në gjithë vitet e demokracisë.

Duhet të jemi të bashkuar nga beteja e parë tek beteja e fundit e fitores.

Rroftë Partia Demokratike!

Exit mobile version