Qurravitja live e Ramës…

Nga Vehap KOLA

Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar, ndoshta ndër të paktët në botë, që i thotë popullit se jam lodhur shumë duke negociuar [qoftë edhe me Pfizer].

Imagjinoni Berishën duke u treguar shqiptarëve se sa ka vuajtur gjatë negociatave për anëtarësimin në NATO, apo për pavarësinë e Kosovës.

Imagjinoni Bashën të dilte si Ministër i Brendshëm në konferencë për shtyp dhe të rrëfente se sa e vështirë qe të bindje BE-në për të hequr vizat.

Do i turreshin lakejtë e opozitës socialiste t’i thonin se për atë punë e paguajnë shqiptarët.

Siç i thanë për Rrugën e Kombit se me taksat e shqiptarëve e ka bërë, nuk e bëri me lekët e tij.

Gjithë kjo qurravitje live e Ramës për të rrahur gjoks për hiç më shumë se një të tretën e asaj që ka bërë Avdullah Hoti në Kosovë, të sjell zorrët te goja.

Mirë që nuk u ankuan për vuajtjet në atë tavolinën e Nusretit në Dubai.

Me 25 prill, këtij llastimi të padurueshëm ahengxhijsh matrapazë i duhet dhënë fund.