Mjeku i njohur, Ilir Allkja, i cili u pushua nga puna një ditë para Vitit të Ri, ka reaguar pas deklaratës së sotme të Ramës se, “spitali që do të ndërtohet në Fier do të përfundojë brenda tre muajve”.
Allkja shkruan në një postim në Facebook se, ju mund ta ndërtoni për 3 muaj spitalin elektoral të Fierit , por pjesa më e vështirë nuk janë muret (dhe ju e dini këtë) por mjekët dhe infermierët!
Postimi i plotë i mjekut Allkja
Zoti kryeministër, unë besoj disi në aftësitë tuaja!
Ju mund ta ndërtoni për 3 muaj spitalin elektoral të Fierit, por pjesa më e vështirë nuk janë muret (dhe ju e dini këtë) por mjekët dhe infermierët!
Figurantët, të cilët ju i keni me tepricë, duhen vetëm në ditën e inagurimit me pot tam-tame, pr më pas duhen mjekë të vertetë për të shërbyer aty!
Jo për gjë, por drejtori juaj më ka akuzuar për përhapje paniku pikërisht sepse kam deklaruar se, Shqipëria ka rreth 1 mjek për 1000 banorë!
(Statistikë që i mbet si kockë në fyt qeverisjes tuaj, fakt ky, pasi mjekë elektoralë ka gjithmonë e më pak në qarkullim)!