Ballina Aktualitet Kushëriri i sh-minitrit të Ramës i dënuar me 15 vite burg për...

Kushëriri i sh-minitrit të Ramës i dënuar me 15 vite burg për trafik droge arratiset nga Italia

Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit  është arratisur nga banesa në Itali ku që ndronte në masë sigurie ärrest shtëpie” duke iu fshehur drejtësisë italiane.

Moisi Habilaj kishte dhënë adresën e një kushëriri të tij të banesës ku do të qëndronte dhe policia italiane ka shkuar që të ekzekutojë vendimin e Gjykatës së Apelit që e dënonte me 15 vite burg dhe rikthimin në qeli, por nuk e ka gjetur në banesë.

Italianët dyshojnë se Habilaj ka ardhur në Shqipëri, duke shfrytëzuar edhe lidhjet politike të tij dhe të kushëririt ish-ministër.

Për këtë arsye policia italiane ka njoftuar menjëherë kolegët e tyre shqiptarë, për të gjetur Habilajn, por duket se kanë harruar se kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm vazhdon të ketë ende miq dhe ‘ushtarë’ në policinë shqiptare.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet Moisi Habilaj.

Në muajin maj si pasojë dhe e pandemisë Covid-19, gjykata ndryshoi masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia në ‘arrest shtëpie’ Habilajn.

Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias tashmë kanë vendosur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.

Moisi Habilaj i konsideruar si trafikant i madh droge me lidhje të thella në Siçili, do të vuajë dënimin në Itali me 15 vite burg.

Gjykatësit e Apelit në Katania nuk kanë ndryshuar dënimin e dhënë në shkallën e parë për Habilajn, i cili u dënua në 19 qershor të vitit 2019 me 15 vite burgim.

Moisi Habilaj është kushëri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili gjithashu u akuzua për lidhje me trafikun e drogës me vëllezërit Habilaj, por akuzat u rrëzuan nga gjykata në Shqipëri.

Exit mobile version