Drejtuesi politik i Qrkut të Shkodrës, Helidon Bushati ka zhvilluar takime sot në grupseksionet; Luf- Qerret, Rrapë, Qelëz, Gjegjan dhe Fushë Arrëz, ku së bashku me drejtuesit e strukturave ndamë shqetësimin për dëmet e shumta që qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar vendit dhe këtyre zonave në këto 8 vite qeverisje.
“Ky fillim viti na gjen të vendosur për të çuar deri në fund përpjekjen tonë të përbashkët, qëllimi ynë është largimi i kësaj qeverie, e cila i ka varfëruar shqiptarët, i ka detyruar të braktisin vendin duke shkaktuar një emigracion masiv. Qeverisja e Edi Ramës në 8 vite ka vrarë shpresën dhe ka marrë peng të ardhmen shqiptarëve.
Është koha për ti kthyer shpresën shqiptarëve!
Bashkë do t’ia dalim!”, shprehet Bushati.