Kryetari i PD, Lulzim Basha kapublikuar videon e darkës së ministrave të Ramës në një nga lokalet më të shtrenjta në Dubai.
Basha shkruan në reagimin e tij se, ndërsa Shqipëria po mbytet ministrat e Ramës nginjen në restorantet luksoze të Dubait.
“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.
Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha.