Basha me banorët e përmbytur: U mbushën 8 vjet, asnjë premtim s’ka mbajtur! Kjo duhet të marrë fund!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot pranë banorëve të fshatit Rrushkull në Sukth, të cilët janë dëmtuar rëndë nga përmbytjet e fundit.

Basha u ndal në disa zona të prekura nga përmbytjet ku bisedoi me banorët, të cilët ngritën shqetësimin për mungesën e vëmëndjes nga shteti.

“Këtu nuk është vënë dorë. Këtu kemi bërë investime vetë. Komplet kjo lagjja që është 20 e ca shtëpi, kanë bërë investimin vetë me djersë. Kanë shitur lopën, kanë shitur viçin për të bërë këtë investim. U bë argjinatura deri në njëfarë vendi, ngeli, e lanë, ikën. Erdhi deri këtu te ura ime, se e kam bërë vetë këtë urën. Kjo lagjja funksionon tek kjo urë. E kam bërë vet me forcat e mia. Sot ishte e bllokuar, 20 familje ishin të bllokuar. Bujqësia është mbi të gjitha”, thotë një nga banorët e dëmtuar.

Kreu i PD, teksa dëgjoi banorët, tha se, shqiptarët meritojnë një qeveri që mendon për ta.

Lulzim Basha: Tani problemi është këtu se unë isha dje dhe lart ne veri, isha në Shkodër, isha në Lezhë, në Fushë-Krujë. Sot për fat të mirë rreshjet këtu janë pakësuar gjatë ditës, megjithëse gjatë natës më thanë kanë rënë rreshje. Problemi është që kjo situatë po vazhdon dhe duhet urgjentisht duhen marrë masat për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, pasi siç e the vetë, investimet po t’i kishin bërë, nuk do kishim ardhur në këtë pikë. Problemi është që mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë. Premtimet janë dhënë dhe investimet nuk janë bërë.

Fjalë shumë, punë zero apo pak.

Dhe faturën e paguani ju. Një faturë të kripur. Kjo është e para. E dyta, që është për mua e pafalshme, e papranueshme, ndërkohë që njerëzit janë në këtë situate, ja siç është kjo shtëpi këtu, edhe 10 herë më keq kam parë shtëpitë në Shkodër, Lezhë, këtu duke ardhur rrugës. Ndërkohë që ju jeni në këtë situatë pa ujë, të përmbytur ministrat e qeveris shtrohen për shtat palë qejfe në restorantet më luksoze të Emirateve. Kjo është kriminale, është e papranueshme.

Duhet një qeveri të mendojë për njerëzit jo një qeveri që mendon për veten, sepse ky vend nuk është i varfër, ky vend është i vjedhur, siç e the dhe vetë. Nuk ka asnjë pengesë në shtet dhe në qeveri që mendon për ju ta bëjë investimin deri në fund jo ta lërë përgjysmë, po kur mendon për vete, gjysmën e vjedh, e bën punën përgjysmë, dhe ja se si përfundon pastaj, kush e paguan faturën, e paguani ju. Nuk ka asnjë arsye që në situatë emergjence mos t’iu vijë ndihma e ujit të pisjhëm, apo me ato që mund të kenë nevojë disa familje, mund të kenë nevojë për medikamente.

Disa familje mund të kenë nevojë pikërisht për medikamente apo për të dërguar dikë në spital, apo mund të kenë nevojë për ndihmë ushqimore, sepse gjendja, e dimë fare mirë, kjo është një zonë e goditur nga tërmeti, kjo është një zonë e varfër, kjo është një zonë që sa herë bie shi përmbytet, tani është shkatërruar edhe mbjellja e arrave.

Është një investim tjetër, është një investim që e nxirrni nga xhepi, në rastin më të mirë nëse nuk i keni marrë borxh ato lek. Pra, me një qeveri që e ka mendjen tek ju ky shtet i ka mundësitë me ju ndihmuar, edhe me parandaluar, ose me kufizuar dëmet edhe me bërë investimet që ua kanë premtuar para 4 vitesh. Këtu kam qenë kur ka ardhur pas meje dhe ka thënë do i bëjmë investimet. Ja ku është investimi. Ja investimi. Ky është investimi.

Në qoftë se qeveria do mendonte për ju, ata që janë përgjegjës për këtë punë nuk do shtroheshin në darka luksoze, në restorantet më të shtrenjta të botës, por do ishin këtu për të dhënë llogari pse nuk e kanë mbaruar punën. E njëjta situatë kudo. E njëjta situatë në Shkodër, e njëjta situatë në Lezhë, e njëjta situatë në Krujë. Gjithandej ku shkoj është njësoj sikur kam ardhur para 3 vjetësh, qëkur kam ardhur para 4 vitesh.

Mbushen 8 vjet asnjë premtim s’ka mbajtur. Thesin e fjalëve e të premtimeve e hapin sa vijnë zgjedhjet, kur vjen puna njerëzit i lënë deri këtu me halle, probleme e në rastin konkret deri këtu në ujë. Kjo është e papranueshme. Kjo duhet marrë fund. Na duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit se Shqipëria i ka mundësitë. I ka të gjitha mundësitë.

1 22

2 20

3 17

5 6

6 1