Basha: Ekonomia po rrënohet çdo ditë, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë!

Krryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ka reaguar pas publikimit të një shkrimi nga BIRN, ku thuhet se, të paktën 18 ministra nuk e justifikojnë dot pasurinë që kanë bërë me ardhjen në pushtet pas vitit 2013.

Basha shkruan në reagimin e tij se, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, ndërsa Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre!!!

Reagimi i kryetarit Basha në Twitter

Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre!!!

Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm për vete. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten.

auto Screenshot 11610372160