Rama e ka sjellë vaksinën nga Rusia? Çfarë deklaroi ambasada ruse një javë më parë…

Çmenduria e qeverisë nuk ka kufi. Ministrja deklaron se nuk do të tregojë se nga vjen vaksina dhe do ta mbajë sekret sepse sipas saj vende të tjera mund të duan ta marrin. A ka më qesharakë? Eshtë një rast unikal ku qytetarët e një vendi nuk e dinë se me çfarë vaksine po vaksinohen.

Dyshimet janë se Rama nuk e tregon vaksinën sepse i trembet një reagimi jo vetëm nga brenda por edhe nga jashtë. A ka ardhur vaksina nga Rusia? Jo më larg se një javë më parë pati një debat publik mes ambasadorit rus dhe Ramës në lidhje me mbërritjen në Shqipëri të vaksinës ruse.

Ambasadori rus e afroi, ndërsa Rama e quajti si shaka. Vetëm një javë pas këtij debati, Rama nis vaksinimin duke mbajtur të fshehtë vendin nga vjen vaksina!

Në një postim në profilin zyrtar në Facebook, ambasada e Rusisë tha se e kishte shprehur gatishmërinë e saj për të ofruar ndërlidhje dhe furnizim me vaksinën “Sputnik V” pas komenteve që vetë qeveria dhe një këshilltar i saj kishte shprehur për “vështirësi në qasjen e vaksinave”.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka shkuar më tej asaj që deklaroi kryeministri Edi Rama për venedin që dhuroi vaksinat e para kundër covid, duke mos pranuar të tregojë vendin e origjinës.

“Nuk e tregojmë shtetin që i ka dhuruar vaksinat sepse këtë gjë na e ka kërkuar vetë vendi që na i ka dhënë. Një arsye mund të jetë që vendet e tjera mund t’i duan dozat që kemi marrë ne, dhe vendi ka zgjedhur t’ja japë Shqipërisë. Kemi ruajtur një marrëveshje konfidencialiteti me vendin që na ka dhuruar këto vaksina. Nuk do të bie në përsëritje. Rama e shpjegoi edhe arsyen e vendit mik që ka treguar solidaritetit. Vendi ka kërkuar që të ketë konfidencialitet” – tha Manastirliu në emisionin “Open”.