Pak ditë më parë Rama dhe ministrja e Shëndetësisë nxorën në paradë në Sheshin “Skënderbej” 36 autoambulanca. Më pas këto autoambulanca u parkuan në Qendrën e Urgjencës Kombëtare, por gazetarët nuk lejohen që të filmojnë.
Për këtë skandal ka reaguar ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në Facebook shkruan se, ky veprim është një një tjetër mashtrim i narkozyrtarëve.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Për të qarë dhe për të qeshur!!
Qendra e Urgjencës Kombëtare sikur të ishte baze sekrete ushtarake apo pronë private e narkodrejtorit nuk lejon filmime në territorin e saj nga gazetarët. Mashtrime banale nga narkozyrtarët.
Ndiqeni dhe shperndajeni sipas deshires kete video. sb