Një gomone me 50 klandestinë që po trafikoheshin drejt Italisë u shpëtua mbrëmjen e djeshme në Vlorë nga policia shqiptare dhe Guarda Di Finanza. Trafikantët shqiptarë i kanë shpëtuar kapjes nga autoritet policore. Bëhet e ditur se, trafikantët janë ndihmuar për t’u larguar nga një prej forcave policore që morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Forcat e policisë gjatë komunikimit me rojën bregdetare, janë shprehur se kanë pasur nën kontroll trafikantët, por më pas ka rezultuar se trafikantët janë arratisur.
Bëhet e ditur se, nisja e gomones me klandestinë është bërë nga Kavaja dhe jo nga fshati Poro, që u raportua fillimisht.
Në hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasve sirianë u janë gjetur në telefonat e tyre fotografi të bëra në kryeqytet. Ata kanë ndaluar gjatë marrjes në pyetje se, kanë ecur shumë pak në autostradë dhe pastaj kanë ecur në një rrugë të prishur, dhe më pas kanë dalë në det.
Një shtetas sirian tha se, ishte në gomone sëbashku me dy motrat dhe nipin 7 vjeçar tha se donte të shkonte në Itali, ndërsa paratë i kishte paguar vëllai i tij. ”Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina”.
Bëhet e ditur se trafikantët kanë marrë nga 2 mijë euro për person për t’i dërguar klandëstinët në Itali.
50 klandestinët sirianë qëndruan mbi 3 orë në det të hapur në përballje me dallgët e tërbuara nga moti i keq. “Ndihmë! Gomonia po mbytet”, ka qënë thirrja e njërit prej trafikantëve shqiptarë që ka vënë në alarm policinë e Vlorës, e vcila nisi operacionin sëbashgku me Guarda Di Finanzan italoiane.
Ata tentuan të kalonin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare. Pasi u shpëtuan, shumë prej tyre në gjëndje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës. 16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.
Ndërsa mjeti lundrues i tipit gomone mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim.