Lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe si pasojë ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Shijak. Sipas burimeve, lagjja “Erzen” në qytetin e Shijakut është përmbytur nga pruvërshimi i lumit.
Ndërkohë, situata vazhdon të jetë e rëndë edhe në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër ku janë përmbytur mijëra hektarë tokë dhe biznese.
Po ashtu fshatra të shumta ndodhen të rrethuar nga uji.