Berisha: Edvin Hajduti qëndrim kriminal ndaj Shkodrës! Ka dërguar si ndihmë deri mbrëmë një kamion ushtrie…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën e rëndë në Shkodër si pasojë e përmbytjeve. Berisha dënon qëndrimin kriminal të narkoqeverisë ndaj banorëve të Shkodrës, që shpreh urrejtjen e sëmurë të Edvin Hajdutit ndaj tyre.

Ish-Kryeministri shkruan në një postim në Facebook se, Shkodra është e përmbytur në mijëra hektarë! Situata, kritike. Edvin Hajduti ka dërguar si ndihmë deri mbrëmë një kamion ushtrie!

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Shkodra e permbytur ne mijra hektare!

Situata kritike.

Edvin Hajduti ka derguar si ndihme deri mbreme nje kamion ushtrie.

Hidrometrat drejt pikave kritike.

Denoj qendrimin kriminal te narkoqeverise ndaj banoreve te Shkodres qe shpreh urrejtjen e semure te Edvin Hajdutit ndaj tyre.

Me poshte keni njoftimin e Bashkise se Shkodres, e cila eshte lene pa ndihma nga narkoqeveria.

Lexoni me poshte raportin e saj. sb

Përmbytje në Shkodër: situatë kritike, Oboti i bllokuar, qindra ha nën ujë – raporti i fundit nga bashkia

Situata e përmbytjes në Shkodër vazhdon të jetë problematike mëngjesin e së shtunës. Deri në orën 8:00, Bashkia njoftoi se të dhënat tregojnë se niveli i ujit po shkon afër pikës kritike.

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, datë 09.01.2021, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si vijon:

Hidrometri në Dajç në orën 08.00, shënon kuotën 6.18 m. (Kuota max 6.30 m)

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon 8.36 m. (Kuota max 8.70 m)

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.90 m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 1585 Ha.
Tokë e pakultivuar 490 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 998 Ha.
Grurë 55 Ha.
Bimë dekorative 40 Ha.
Pemtore 2 Ha.

Njësia Administrative Ana Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm
Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
Tokë e pakultivuar 200 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha.
Grurë 20 Ha.
Pemtore 2 Ha.

Njësia Administrative Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar), nga të cilat
Tokë e pakultivuar 245 ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 290 ha.
Bimë dekorative 40 ha.
Grurë 35 ha.
Në Nj.A. Dajç është rikthyer energjia elektrike. UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.

Njësia Administrative Guri Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 5 Ha.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Njësia Administrative Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 ha, kryesisht në fshatrat Ças, Reç (këneta Reçit), Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 10 ha.
Foragjere të dyta, jonxhë 20 ha.
Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Njësia Administrative Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes) e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 ha
Foragjere të dyta, jonxhe 70 ha
Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Njësia Administrative Rrethina
Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.