Ballina Aktualitet I gjithë vendi nën pushtetin e ujit, qeveria dorëzohet! Asnjë ndihmë për...

I gjithë vendi nën pushtetin e ujit, qeveria dorëzohet! Asnjë ndihmë për banorët e përmbytur (Foto)

I gjithë vendi ndodhet nën pushtetin e ujit. Mijëra hektarë tokë të përmytura, dhe bisnese e shtëpi ndohen nën ujë. Situata më e rëndë paraqitet në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Ndërkohë, qeveria duket se është dorëzuar përballë fatkeqëësisë natyrore. Banorët shprehen të indinjuar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria. “Ministrat vijnë këtu sa bëjnë poza dhe ikin e asgjë s’na japin”, u shpreh një banor në fshatin Obot të Shkodrës.

Shkodër

Oboti ndodhet i bllokuar nga uji. Qindra hektarë tokë ndodhën nën ujë. Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë Shkodër, niveli i ujit po shkon afër pikës kritike.

Bashki njofton se, nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, datë 09.01.2021, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.00, shënon kuotën 6.18 m. (Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon 8.36 m. (Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.90 m. (Kuota max 7.50 m).

Në Bashkinë Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur 1585 Ha.
Tokë e pakultivuar 490 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 998 Ha.
Grurë 55 Ha.
Bimë dekorative 40 Ha.
Pemtore 2 Ha.

Njësia Administrative Ana Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm
Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
Tokë e pakultivuar 200 Ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha.
Grurë 20 Ha.
Pemtore 2 Ha.

Njësia Administrative Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar), nga të cilat
Tokë e pakultivuar 245 ha.
Foragjere të dyta, jonxhe 290 ha.
Bimë dekorative 40 ha.
Grurë 35 ha.
Në Nj.A. Dajç është rikthyer energjia elektrike. UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.

Njësia Administrative Guri Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 5 Ha.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Njësia Administrative Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 ha, kryesisht në fshatrat Ças, Reç (këneta Reçit), Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 10 ha.
Foragjere të dyta, jonxhë 20 ha.
Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Njësia Administrative Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes) e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 ha
Foragjere të dyta, jonxhe 70 ha
Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Njësia Administrative Rrethina
Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Lezhë

Edhe në Lezhë situata paraqitet e rëndë, ndonëse shiu ka pushuar. Rrezik përbën lumi Drini dhe Gjadri. Sipas burimeve, niveli i ujit në lumin Drin ka rënë gjatë natës me rreth 40 cm, por ka pasur shkarje dherash në lezhë, Torovicë dhe fshatra të Mirditës.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako bëri të ditur mëngjesin e sotëm se me rënien e ndjeshme të nivelit të ujerave, për shkak ndërprerjes së reshjeve të shiut në Lezhë nuk ka probleme në banesa dhe biznese.

“Ka një ndikim të dukshëm të rënies së nivelit të ujërave në përgjithësi. Është monitoruar dhe po monitorohet intensivisht nga strukturat e mbrojtjes civile në bashkitë Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier, dhe Vlorë, ku ka pasur ndikim të dukshëm të ujit.

Ka rënie të nivelit të ujerave në toka bujqësore dhe në ambientet e tjera. Jemi në të njëjtën pritshmëri dhe sot për shkak të ndërprerjes së reshjeve.  Jemi në gatishmëri. Lezha, është e rrezikuar pasi ndikon nga shkarkime të fuqishme të Drinit dhe të Gjadrit. Tani ka një rënie prej 40-50 cm. Pritet që të bien niveli”, tha ai.

Vlorë

Vlora vazhdon të jetë e rrethuar nga uji. Prurjet e lumit Vjosë kanë arritur në 7.1 metër. Uji ka dalë nfga shtrati dhe ka përmbytur qindra hektarë tokë. Rrezikohen edhe disa banesa dhe biznese.

Bëhet e ditur se, është evakuuar një familje në fshatin Fitore. Po ashtu po ndihmohen 4 familje të tjera për kalimin në katet më të larta të shtëpive të tyre pasi banesat janë mbuy\ushur me ujë.

Exit mobile version