Ballina Aktualitet Video/ Tradita e përmbytjes në Vlorë vazhdon, Rilindja vijon propagandën

Video/ Tradita e përmbytjes në Vlorë vazhdon, Rilindja vijon propagandën

Do të mjaftonin rreshjet e shiut për ti nxjerrë bojën fasadës propagandistike të qeverisjes së sektit këto vite, lidhur me ” punëmbarimet” mjaft të mburrura këto 7 vite ne Vlorë.

Përmbytja, si gjëja që duhet të ishte themeltare në dhënien e zgjidhjes, vazhdon të ngelet si hije e punës-fasadë të “Rilindjes së shpartalluar Urbane”, që vetëm Urbane nuk është.

Vlora edhe këtë vit kremton ditët e saj me përmbytje, duke e kthyer “traditë” ndër vite.

Mos të harrojmë, për ironi, para pak ditësh, KM-deputet, në një tur, krah për krah me dështakun e dorëzuar të Bashkisë Vlorë, ku doli “kantier më kantier” për të parë nga afër dhe për të shkelur në “investimet e radhës në Vlorë”.

Mos të harrojmë, që instanca të tjera të Vlorës, para pak vitesh, shkonin për trajnime për përballimin e përmbytjeve në Japoninë e largët.

Mos të harrojmë “Vlorën përtej propagandës” edhe në ditët me diell.

Vlora nuk është vetëm Lungomare (Lungozeza).

Vlora nuk është vetëm fasadë.

Vlora nuk është beton oligarkësh.

 

Exit mobile version