Nuk ka një njeri të vetëm që të mos e dijë se Rama ndodhet bnë Greqi për të dakortësuar pazaret me faljen e 12 miljeve det si dhe për të bërë sekserin mes Greqisë dhe Turqisë për një problem të ngajshëm.
Ndërsa kjo është evidente, ajo që mund të kontatohet është mashtrimi public që rama u bën shqiptarëve duke u thënë se ka shkuar në Greqi për të diskutuar për problemet e virusit. Mashtrues!
Nëpërmjet një postim në Tëitter, Rama ka treguar me fjalë të përgjithshme edhe për temat që do të diskutojë me kryeministrin grek.
“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tone”, shkruan Rama.
Por mediet greke të cilat i kanë kushtuar shumë hapësirë kësaj vizite, japin me shumë detaje për çfarë do të bisedohet.
Kështu gazeta “Kathimerini” shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë takime joformale me homologun Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias në sfondin e marrëveshjes midis dy vendeve për rekurs në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për caktimin e zonave të tyre detare.
Çështja, sipas “Kathimerini” lidhet gjithashtu me aspiratat evropiane të Shqipërisë.
“Vizita e tij do të vijë një ditë pasi ai u prit ngrohtësisht në Ankara nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.Para se të nisej për në Ankara, Rama zhvilloi një bisedë telefonike me Dendias më 5 janar për çështje dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale.
Rama dhe Dendias ishin takuar gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë, ku u ra dakord për referimin e mosmarrëveshjes për zonat detare në Hagë. Sidoqoftë, lëvizja kërkon që të dy palët të nënshkruajnë një deklaratë zyrtare të qëllimit, e cila nuk është bërë ende”, zbulon “Kathemirini”.
Edhe sipas gazetës tjetër të njohur “Protothema”, çështja kryesore në axhendën e bisedimeve do të jetë përcaktimi i detajeve të marrëveshjes së apelimit të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mbi kufirin detar.
“Kryeministri shqiptar e bëri të qartë në deklaratat e fundit se Greqia kishte të gjithë të drejtën të ushtronte shtrirjen e juridiksionit të saj të ujerave detare me 12 milje, siç bëri me Italinë”, shkruan kjo gazetë.