Ministri i Ramës, Niko Peleshi i habit të gjithë në konferencën për shtyp me kryeministrin me gafat e tij. Peleshi u shpreh para mediave se, fshati Obot është përmbytur si gjithmonë, doja të thoja është rrethuar me ujë, duke krijuar të qeshura…
“Janë rritur nivelet në Bunë, Drin e Kir, fshati Obot si gjithmonë për shkak se është nën nivel, është përmbytur. Dua të them është rrethuar nga uji. Në dispozicion janë edhe mjetet e ushtrisë. Prurjet janë 10 herë më të mëdha Me këtë ritëm se mund të duket prurje e madhe, hidrocentralet mund të përmbahen në shkarkimet e tyre. Nuk rrezikojnë përmbytjet në zonat me kritike siç është Shkodra”, u shpreh Peleshi.
Peleshi u shpreh më tej se, nuk ka vend për pesimizëm. Nuk na bën pesimistë, pasi sot, deri në orën 01:00 do të ketë reshje mesatare. Më pas do të bien sërish, kështu që na krijojnë një lloj frymëmarrjeje. Për sa i përket Lezhës… janë evakuuar dy familje. Përsa i përket jugut, në Vlorë ka vetëm një shembje rruge në Borsh. Është e mirë relativisht. Niveli i ujit është 6.2 metra. Kemi një rënie të lehtë të këtij niveli”, tha ai.