Ballina Politikë PD i dërgon KQZ dy propozime për qarqet ku mund të aplikohet...

PD i dërgon KQZ dy propozime për qarqet ku mund të aplikohet projekti pilot për votimin elektronik

Partia Demokratike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shkresë me dy sugjerimet e saj për qarqet ku kërkon të aplikohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Ne dokument shpjegohet  se qarqet e propozuara nga PD janë Fieri dhe Korça.

“Z. Komisioner. Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646. datë 28. 12.2020 mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë”, thuhet në shkresën e dërguar nga PD që mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Gazment Bardhi.

Ndërkohë burimet thonë se PS nuk ka dërguar asnjë propozim pas kërkesës së kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi, por paraprakisht thonë për ABC se janë të hapur për të pranuar propozimet e dërguara nga Partia Demokratike.

Celibashi në kërkesën e tij, theksoi se projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.

Exit mobile version