Kryebashkiaku i Ramës në Vaun e Dejës ul traun e landfillit, automjetet me mbetjet rresht në pritje

Prej disa ditësh Bashkia e Vaut të Dejës ka ulur traun e landfillit duke mos pranuar shkarkimin e mbetjeve të mbledhura nga bashkitë e Lezhës dhe të Shkodrës. Kjo situatë ka shkaktuar një kaos të vërtetë.

Që nga dita e djeshme disa mjete të transportimit të mbetjeve janë në pritje të shkarkimit, por nuk u jepet leja.

Shkak është bërë rritja e tarifës së depozitimit të mbetjeve me 43% për ato bashki që duhet të sjellin mbetje në Vaun e dejës. Vendimi i marrë nga Këshilli bashkiak ka shkaktuar përplasje mes bashkive. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi akuzon kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Dodani se ka shkelur ligjin.

Për Ademin vendimi i Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës është në kundërshtim me ligjin dhe i pakonsultuar. Në një deklarat ëtë mëhershme Ademi u shpreh se ky vendim do të sjellë provbleme në menaxhimin e mbetjeve në qytet. Por ajo tha se ka edhe një tjetër problem që është  detyrimi i bashkive për të rritur tarifat për qytetarët.

Admei kërkoi ndërhyrjen e qeverisë e cila ka të drejtën për të normalizuar situatën dhe të mosj lejojë bashkinë përkatëse të rrisë tarifat e depozitimit të mbetjeve.