Ballina Politikë Edi Ramës i doli boja, as nuk e sheh dhe as nuk...

Edi Ramës i doli boja, as nuk e sheh dhe as nuk e dëgjon më askush!

Nga Orjola PAMPURI

Edi Rama është një dështim, dhe këtë nuk mund ta mbulojë më as propaganda e as aktrimi i tij i shëmtuar përballë shqiptarëve. Atë nuk mund ta besojë më asnjë qytetar.

Vendet e BE kontraktuan kompanitë për vaksinat, muaj më parë, pa zhurmë, pa shoë, por ajo që prevalonte ishte përkushtimi, përgjegjshmëria dhe detyrimi moral për t’iu gjendur pranë qytetareve që ata përfaqësojnë. Asnjëri prej tyre nuk pati nevojë të shkojë, në SHBA, të mbushë media e portale me skena të shëmtuara mashtrimi, siç bëri Edi Rama.

Kosova, vetë me perkushtim e pa protagonizem, arriti të siguronte më shumë se dyfishin e vaksinave, që Edi Rama artikulon se do të përfitojë Shqipëria, të cilën për shoë deklaroi se do ta mbështeste. “I mbyturi” që për protagonizem merr përsiper të shpëtojë të tjerët, që në fakt e lanë shumë hapa pas. Megjithatë i gjithe ky shoë bosh, propagandistik me vaksinat vetem për fushatë, tregon frikën që ka kapluar Edi Ramën, për një humbje të thellë me 25 Prill.

Më kë kujton ky kryeminister se po flet, sepse duke i trajtuar në mënyrë të tillë qytetarët e këtij vendi, që perveçse i ka varfëruar, perzënë në emigracion, tashmë edhe po i fyen, dhe përpos mijëra fakteve që e vertetojnë këtë, ishte dhe shoë i shemtuar i autoambulancave, për të cilat ishte fare i pavend i gjithë ai organizim, si të ishim vend i botës së tretë, që gezonim se mbërritën disa autoambulanca, që në fakt është minimumi që duhet të bënte, pa zhurme fare që në fillim të pandemisë.

Nga ana tjetër, bën shoë me stadiumin dhe logon “Shqiperia buzeqesh”, besoj nuk keni pare e degjuar te thuhet Franca buzeqesh, Italia buzeqesh, apo Gjermania buzeqesh. Ne fakt ata vaksinojnë, kanë siguruar vaksinat, zinxhirin ftohes dhe të gjithë mekanizmat per te vaksinuar popullaten. Por mesa duket i vetmi qe qesh, eshte ky qe nuk ben asgje, pervecse tallet, dhe mundohet tu hedhe hi syve shqiptareve me propagande e mashtrime.

Procesi i vaksinimit duhet te nise padiskutim nga sistemi shendetesor, ne cdo hallke te tij, por duke mos lene per asnje moment jashte vemendjes dhe grupet ne risk si moshat e treta apo te semuret kronike qe jane me te riskuar ndaj Covid. Por me kete numer te ulet vaksinash, eshte e pamundur te parashikosh nje strategji te qarte vaksinimi.

Edi Rama, po perdor cdo mekanizem per ta vene ne sherbim te propagandes per fushate, perfshi ketu edhe shoë-n me vaksinen, proces i cili do te vijoje e perfundoje kur Edi Rama te mos jete me kryeminister, pas 25 Prill-it.

Exit mobile version