Ballina Editorial Demokracia amerikane kaloi mbrëmë një natë të vështirë!

Demokracia amerikane kaloi mbrëmë një natë të vështirë!

Nga Sali BERISHA

Miq, i mbledhur ne drejtimin e zevendes Presidentit Pence dhe spiker Pelosit ne procesin kushtetues te certifikimit shtet per shtet te zgjedhjeve qe u fituan nga kandidati demokrat Joe Biden, Kongresi i SHBA u sulmua nga qytetare te revoltuar fanatik te Presidentit ne largim Donald Trump, te cilet besonin ne pretendimin e tij te hedhur poshte nga gjykatat se zgjedhjet u vodhen.

Protestuesit e zemeruar çane rrethimin mbrojtes te policise, hyne me force ne ndertesen e Kongresit, nderprene punimet e tij dhe bastisen zyra dhe salla kryesore te nderteses.

Nga nderhyrja e policise gjate rivendosjes se sigurise per punimet e Kongresit, institucionit kushtetues te dhunuar pati 4 viktima disa te plagosur dhe mbi 50 te arrestuar. Pas ketyre trazirave ndofta te pashembullta per tempullin e Demokracise, Kongresi u rimblodh, perfundoi çertifikimin e zgjedhjeve shtet pas shteti dhe shpalli fitues me diference te madhe presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Sulmin ndaj kongresit te SHBA, nxitjen e tij nga Presidenti Trump e denuan ishpresidenti George. ë. Bush shumica e senatoreve republikan, dhe zyrtare te larte te administrates se SHBA si dhe lidere nga mbare bota.

Ju ftoj te dashur miq te denojme sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojme atij suksese ne perbushjen detyrave te tij ndaj SHBA dhe demokracise ne bote. sb

Exit mobile version