U shkarkua sepse ishte i dënuar, Rama nxjerr Kajmakun për të bërë fushatë për PS në Vorë (Foto)

Edhe pse i shkarkuar edhe në hetim për mosdeklarim të dënimeve penale, Agim Kajmaku ish-kryetar i bashkisë së Vorës, vazhdon të bëjë fushatë për Partinë Socialiste.

Siç shikohet edhe nga fotot, Agim Kajmaku vazhdon i qetë fushatën. Kajmaku ka qënë i dënuar në Greqi për përdorim monedhash të falsifikuara.

‘Unë mendoj që Partia Socialiste në Vorë, nuk ka pse të ketë turp, për të nxjerrë në foto, ish kryetarin e bashkisë të shkarkuar nga KQZ, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Ai siç e dinë të gjithë në Vorë, është i angazhuar maksimalisht në fushatë, merr pjesë në mbledhje partie, takime me elektoratin, kështu që PS dhe deputetët e saj, të angazhuar në Vorë, ia kanë borxh ta nxjerrin një herë të vetme me fytyrë në foto. P.S. Shpresojmë mos ta lajnë borxhin duke e bërë prapë kryetar bashkie siç i kanë premtuar së fundmi.’-shkruan Vojo Bregu, i deleguari i LSI-së ne Vore.

auto kajmakuuu1609949727

2 9

3 8