Ballina Aktualitet Rama në Turqi, sulmon BE-në…

Rama në Turqi, sulmon BE-në…

Edi Rama ndodhet në Turqi, për një vizitë zyrtare dy ditore. Vizita ishte mbajtur e fshehtë nga Tirana zyrtare, por u dekonspirua nga mediat turke që nxorrë lajmin gjatë ditës së djeshme.

Në konferencën e sotme të përbashkët me presidentin Erdogan, Edi Rama ka vendosur që të sulmojë BE-në nga Stambolli.

Rama ka bërë dallimin mes sjelljes që pati Turqia gjatë pandemisë dhe asaj që shfaqi Europa. ‘Ndryshe nga disa të tjerë, që bashkë me qytetarët, mbyllën edhe vendet e tyre, – tha Rama, – Turqia dhe presidenti Erdoan u gjendën pranë popullit shqiptar gjatë pandemisë duke treguar vlera solidariteti’.

Më herët, Edi Rama e ka quajtur cinike sjelljen e vendeve të Bashkimit Europian, që u furnizuan me vaksina dhe nuk llogaritën vendet e Ballkanit Perëndimor.

Exit mobile version