Rama merr në delegacion mikun e tij të akuzuar për mashtrim të biznesmenit turk me 3.2 milionë euro

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Turqi për një vizitë, i shoqëruar nga një delegacion i madh.

Mes tyre ishte edhe biznesmeni Sinan Idrizi, bashkëpronar i Air Albania.

Idrizi ishte paditur vitin e shkuar nga një prej biznesmenëve më të fuqishëm në Turqi.

Adnan Polat e akuzonte Idrizin për një mashtrim me vlerë 3.2 milionë euro për blerjen e një kompanie koncesionare në Shqipëri.

Gazeta Hyriet, një nga më të mëdhatë në Turqi, raportonte se Idrizi ka refuzuar të kthejë paratë e marra për blerjen e kompanisë, e cila nuk është realizuar.

Prokuroria kishte kërkuar 10 vite burg, por në nëntor, Gjykata e Stambollit vendosi që ta shpallë të pafajshëm biznesmenin shqiptar.

Idrizi rama

idrizi