Tjetër kallëzim në SPAK për Veliajn

Një tjetër kallëzim është depozituar sot në SPAK për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, nënkryetarin Arbian Mazniku dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kallzimi është bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat, juristja e Aleancës, Adriana Kalaja akuzoi Veliajn për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

“Ne e kemi parë si vepër penale. Nuk mund të krijosh në shoqëri aksionare për shërbime që nuk janë shërbime monopol siç është uji dhe dritat. Ajo që është me e papranueshme, që konsiderohet dhe nga ligji, si vepër penale, pasi njerëzit më të besuar të Veliajt janë vënë anëtarë të Këshillit të Administrimi, siç është nënkryetari Mazniku, apo dhe raste kur janë administrator.

Kjo është e papranueshme. Shtetasi Redi Mola është anëtar i këshillit administrator të Ujësjellës kanalizimit. Për ne kjo është vepër penale. Kjo shoqëri është krijuar për interesa personale të Veliajt. Është bërë së pari për ndërtimin e veprave të ndryshme, kryesisht për ndërtimin e Teatrit të ri. Veprime të tilla kërkojnë që të shmangin procedurat e tenderimit që bëhen në raste të tilla.

E kemi parë si hap korruptiv, prish balancat e tregut dhe konkurrencën dhe ofertën. Imagjinoni se ça mund të ndodh nëse Bashkitë e Shqipërisë të ndërtojnë nga një firmë ndërtimi. Çdo gjë e nisur në raport me ndërtimin e teatrit të ri, është vepër penale. Ndaj është bërë krijimi i kësaj shoqërie, TIRANA D.C. Ndaj kemi kallëzuar për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv”, tha Kalaja.