Të shtëna me armë brenda një banese në Elbasan, dyshohet për një të vdekur

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se një 59-vjeçar i identifikuar si M.A., ka kryer vetëvrasje me armë gjahu.

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se në fshatin Recan, një 59-vjeçar me inicialet M.A., dyshohet se është vetëvrarë në ambientet e banesës me armën e gjahut.

M.A., ka vrarë veten në banesën e tij.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Në fshatin Recan, Elbasan, shtetasi M.A., 59 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetēvrarë me armë gjahu në banesën e tij.

Grupi hetimor po punon pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.