Rilindja sërish kundër qytetarëve të Shkodrës!

Nga Bardh SPAHIA

Rrëmuja dhe paligjshmëria e Rilindjes është edhe më e rëndë në njësitë vendore dhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po keqpërdoret edhe pushteti vendor. Ilustrimi më i ri është këshilli bashkiak i Vaut të Dejës, që merr përsipër një vendimmarrje të paligjshme, me rritjen me 43% të tarifës për depozitimin e mbetjeve urbane në landfill për banorët e qarqeve Shkodër dhe Lezhe. Dhe nuk mjafton me kaq: ai vendim i paligjshëm nuk i dërgohet prefektit sic e parashikon ligji, e për pasojë nuk zbardhet e as merr fuqi ligjore.

Por kjo nuk i pengon përfaqësuesit e paditur të Edi Ramës në Vaun e Dejës që t’i dërgojnë atë vendim bashkisë Shkodër e ta njoftojnë se qytetarët shkodranë duhet të paguajnë një rritje tarife prej 43 % për mbetjet që u depozitohen në landfillin e Vaut të Dejës.

Ministria e Insfrastrukturës dhe Energjisë, Prefekti i qarkut Shkodër dhe vetë këshilli bashkiak i Shkodrës nëqoftëse nuk janë pjesë e kësaj afere korruptive duhet të reagojnë për të anulluar këtë vendimmarrje të errët, që dëmton qytetarët dhe bizneset e dy qarqeve.

Rritja e kësaj tarife ka konotacion të dukshëm elektoral sepse do bjerë mbi qytetarët dhe bizneset e Shkodrës, si një abuzim i pastër me pushtetin për llogari afatshkurtëra. Një akt tendencioz që bëhet 3 muaj para zgjedhjeve dhe dëshmon përdorimin flagrant të shtetit për interesa elektorale. #25Prill

1 7

2 5