Ballina Editorial Imagjinoni sa ndryshe do ishim pa propagandën e Edi Ramës!

Imagjinoni sa ndryshe do ishim pa propagandën e Edi Ramës!

Nga Bardh SPAHIA

Edhe një shërbim bazik sië janë autoambulancat e Urgjencës, Edi Rama e shndërron në spektakël propagande, për t’u shfaqur sikur sapo ka zbritur nga hëna, e nuk është përgjegjës për degradimin që i ka bërë sistemit shëndetësor, sepse i vetmi “investim” janë vetëm koncesionet fitimprurëse.

Imagjinoni sikur në gati 8 vitet e qeverisjes së tij, paratë e koncesioneve të ishin investuar në sistemin shëndetësor!

Imagjinoni sikur paratë e taksave që shpenzon për tendera sekretë, të shkonin për subvencionim të cdo shqiptari të prekur me Covid-19, që të mos paguanin nga xhepi afro 1.5 milionë në muaj!

Imagjinoni sikur paratë e koncesioneve e tenderave të Rilindjes të shkonin për pajisje oksigjenimi të sallave të reanimacionit në mbarë vendin, sa më e lehtë do kishte qenë përballja me pandeminë edhe për vetë mjekët në Tiranë!

Imagjinoni sikur paratë që Edi Rama con për tendera e koncesione të ishin përdorur për të mundësuar testimin e gjerë të popullatës falas e jo me miq, me mungesa apo në privat me kosto 100 euro!

Dhe më e rëndësishmja, imagjinoni sa ndryshe do ishte cdo shqiptar sot, pa një kryeministër si Edi Rama, që të vetmen “punë” ka koncesionet e tenderat e errët dhe investimin kohor e financiar për filma propagande.

Exit mobile version