Sot 30 vjetori i fjalës dhe shtypit të lirë në Shqipëri!

Nga Sali BERISJHA

30 vjetori i gazetes Rilindja Demokratike.

Miq, si sot 30 vite me pare, ne zbatim te vendimit te dates 14 dhjetor te Komisionit Nismetar te Partise Demokratike, nje grup inelektualesh gazetaresh dhe studentesh pregatiten dhe se bashku me teknike dhe puntore te Kombinatit Poligrafik sollen ne jete ne oret e para te dates 5 Janar 1991 numrin e pare te gazetes se pare opozitare ne historine e vendit Rilindja Demokratike, organ i Partise Demokratike.

Sundimitari komunist shqiptar Ramiz Alia kishte urdheruar mos botimin e saj por nje grup puntoresh, teknike dhe pergjegjes turi te Kombinatit Poligrafik me guxim nuk zbatuan urdherin e tij.

Nata e botimit te numrit te pare te Rilindjes Demokratike ishte nje nate e bardhe jo vetem per ekipin e gazetes por dhe per qindra mijra shqiptare.

Numri i pare i Rilindja Demokratike u prit oret me te para te dites se shtune te 5 janarit me ankth, eufori, lot gezime siç mund te pritej nje script e shenjte qe pas dekadash po zbriste nga qielli duke çare terrin e zi te censures gjysem shekullore te rregjimit stalinist te Enver Hoxhes, hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.

Me ngasherime dhe lot e priten numrin e pare te gazetes mijra e mijra te burgosur dhe te internuar politik qe dergjeshin prej vitesh dhe dekadash ne sketrren e gulageve vetem e vetem per lirine e fjales dhe mendimit te ndaluar nga kushtetuta dhe te ndeshkuara rende madje dhe me denim kapital. Me lot mallengjimi e priten numrin e pare te RD qindra mijra familje, burrat, grate, djemte apo vajzat e te cilave kishin sakrifikuar jeten per fjalen e lire nga viti 1944 gjer ne fund te viteve 1980.

Keshtu, ne gusht te vitit 1988 diktatori Ramiz Alia dhe Kristaq Rama do firmosnin si xhelat gjakftohte varjen publike te poetit disident Havzi Nela per vargjet e tij.

Sot pas 30 vitesh, i biri biologjik i xhelatit Kristaq Rama, Edvin Kristaq ne traditen e te atit te tij mizor ka miratuar ligje gijotine per mediat qe jane denoncuar boterisht nga Bashkimi Europian, Keshilli i Europes etj. Ai si xhelat i fjales se lire dhe mendimit ndryshe largon nga puna cilindo qe i thote te verteten ne sy.

Po lufta e Edvin Kristaq Rames ne tradiden aterore me fjalen e lire do te marre se shpejti ndeshkimin e merituar nga shqiptaret dhe ai do te perfundoje ne koshin e plehrave te historise njelloj si i ati i tij mizor. sb

rd