Largimet masive të 8 viteve të fundit/ Basha: Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj Ramës, i cili sërish e hoqi nga vetja barrën e fajit për largimet masive të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Basha shkruan në një postim në Twitter se, Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.

“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë”, shkruan Basha.