Basha poston videon: Me Ramën në qeveri, Shqipëria me numrin më të madh të të larguarve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku ballafaqohen premtimet e pambajtura të  Edi Ramës, me realitetin e hidhur të mijëra shqiptarëve që enden nëpër botë duke kërkuar azil.

“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, shkruan Basha.