Ballina Editorial Rama si Enver Hoxha, mallkon BE dhe Italinë për dështimet e tij...

Rama si Enver Hoxha, mallkon BE dhe Italinë për dështimet e tij me vaksinën

Nga Tritan SHEHU

Qëllimet e mbrapshta të Ramës & CO me anatemimet ndaj BE dhe Italisë!

Prej disa ditësh, Rama dhe makina e tij propagandistike po sulmojnë në mënyrën më të egër BE dhe Italinë, vetëm për faktin se Qeveria jone ka dështuar për të siguruar në kohë dhe sasi të nevojshme Vaksinën Covid, siç ka dështuar në të gjithë menaxhimin e pandemisë.

Në vend që në këto ditë “festash” ky Kryeministër të shprehte falenderimet e tij ndaj partnerëve tanë, edhe duke i kërkuar mbeshtetje për të ardhmen, i akuzon si Hoxha dikur “imperialistët” për dështimet e tij.

Së pari nuk është aspak e vërtetë se BE ka diskriminuar Shqiperinë, kjo nuk është as në moralin e veprimet e BE; përkundrazi BE ka distancuar edhe 70 ME për disa vende partnere, përfshi dhe Shqipërinë, sepse nuk ka përmbushur detyrimet e saj për Vaksinën.

Nga kjo shifër vendit tonë do t’i takojë një pjesë e pa mjaftueshme, gjë që ka kërkuar e kërkon që Kryeministri të realizoje disa nga detyrimet e tij.

Së dyti, të neveritshme janë sulmet që po i bëhen Italisë nga propaganda Rama. Italia është një partner strategjik e thelbësor, që na është gjendur pranë në të gjitha proceset tona demokratike, integruese, sociale, ekonomike etj.

Italia në muajt e kaluar dërgoi këtu një ekip specialistësh, që në pak ditë e kuptuan keq menaxhimin Covid, gjë për të cilën vunë në dijeni institucionet tona, duke nënkuptuar edhe vullnetin i atij vendi mik për të na asistuar në të gjitha nivelet, që nga ato të vendimmarrjes e deri operative.

Përgjigja e Qeverisë sonë ishte heshtje duke filluar nga Kryeministri, që nuk denjoi as të takoje atë mision, veçse sepse ata nuk dinin t’i “thurnin” lavde dhe do të benin transparencë.

Nqs kjo qeveri do të kishte realizuar në kohë detyrat e saj, apo do të kishte kërkuar seriozisht atë mbeshtetje, sot nuk kishte pse të bënte “lypsarin” e shumë gjera, përfshi dhe vaksinat do të kishin një rrjedhë më pozitive.

Por kjo nuk mund të ndodhte, ky Kryeministër në ikje në panik nga transparenca e dështimeve, është në orientimin e tij për diku tjetër, larg BE e Perëndimit.

Të turpëshme dhe cinike deri në ekstrem janë këto sulme të paprincipta ndaj BE e Italisë, në vend të mirënjohjes sone të pa kufi ndaj tyre!

Exit mobile version