Largimi i Eliot Engëll nga kongresi i SHBA, Berisha: Mirënjohje të pakufishme për një mik të rrallë!

Nga Sali BERISHA

Miq, Kongresmeni Eliot Engel, kryetar i komisionit per punet e Jashtme i Kongresit te SHBA dhe njeri nga avoketerit me te fuqishem te interesit te drejte kombetar te shqiptareve te te gjitha koherave largohet pas 30 vjetesh nga kongresi i SHBA.

Kongresmeni Engell kryesoi per shume vite grupin per shqiptaret ne Kongresin e SHBA dhe ishte padyshim njeri prej zerave me te fuqishem ne historine e atij kongresi per shqiptaret ne Kosove, lirine dhe te drejtat e tyre, mbeshtetes i fuqishem i nderhyrjes se NATO per çlirimin e Kosoves, pavaresise te saj, denimit te barbarive serbe ndaj shqiptarve te Kosoves.

Nga vitet ‘90 gjer sot Kongresmeni Eliot Engell mbeshteti fuqishem zhvillimet demokratike ne Shqiperi, bashkepunimin miqesor midis SHBA dhe Shqiperise. Kjo mbeshtetje nuk u lekund as nga qendrimet zuzare te Edvin Kristaq Zografit qe mbi baza korruptive zgjodhi te votoje ne OKB rezoluten jemenite ne kundershtim flagrant me miqesine qe lidh Shqiperine me SHBA dhe interesin tone kombetar.

Ky mik i rralle i kombit shqiptar vizitoi shume here te dy vende tona Kosoven dhe Shqiperine. Ai eshte kongresmeni qe une kam takuar me shpesh ne Kongresin e SHBA, ne Shqiperi apo veprimtari nderkombetare, njohurite, interesi dhe ndjenjat e tij miqesore si dhe mbeshtetja tejet e çmuar per Kosoven, Shqiperine dhe kombin shqiptar do te kene mirenjohjen e pakufishme time dhe te çdo shqiptari.

Zoti e bekofte mikun tone te dashur kongresmenin Eliot Engel, familjen dhe vendin e tij. sb