Ku është zhdukur miliarderi i “Alibaba”, kritikoi qeverinë komuniste kineze, nuk shfaqet në publik prej 2 muajsh?

Miliarderi kinez Jack Ma, nuk është shfaqur në publik për më shumë se dy muaj duke nxitur spekulime se ai mund të jetë “zhdukur”.

Themeluesi i kompanisë Alibaba, gjithashtu nuk ka arritur të shfaqet në episodin final të talent shout të tij “Africa’s Business Heroes”, që u jep mundësi ndërmarrësve afrikanë të garojnë për një çmim prej 1.5 milion dollarëve, transmeton Telegrafi.

Ma ishte planifikuar të jetë pjesë e panelit vlerësues, por ai është zëvendësuar nga ekzekutivi i Alibaba në episodin finale të dhjetorit, shkruan media britanike Telegraph. Gjithashtu edhe fotografia e tij është hequr nga ueb-faqja.

Në anën tjetër zëdhënësi i Alibaba ka thënë se Ma nuk ka mundur të jetë pjesë e panelit vlerësues “për shkak të agjendës së ngjeshur”, shkruan Financial Times.

Perandoria e biznesit të Ma, Ant Group, ka qenë në qendër të vëmendjes nga Pekini, që kur Ma ka bërë një koment kontrovers në Shangai gjatë 24 dhjetorit ku kritikoi sistemin rregullator të Kinës.

“Sot sistemi financiar është një trashëgimi e viteve industriale. Duhet të krijojmë një të ri për gjeneratën e re dhe të rinjtë. Duhet ta reformojnë sistemin tonë monetar”, ka thënë Ma.