Basha me gjimnazistët: Rinia duhet të marrë vendin që meriton në ekonominë dhe drejtimin e vendit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me nxënës të shkollave të mesme, u shpreh sot se, Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Basha tha se, në një kohë që trumpohet si masë e parë larja e duarve, kjo qeveri nuk ka siguruar as ujin në çezma.

“Shkollat në Shqipëri vuajnë mungesën e ujit”, tha Basha.

Duke iu drejtuar të rinjve gjimnazistë, Basha tha se, prioritet jeni ju, janë miliona shqiptarë, dhe jo 10 oligarkët që ka prioritet Edi Rama.

Basha theksoi se, një qeveri e përgjegjshme do të kishte testuar mësuesit, do të kishte mbrojtur nxënësit.

“Një qeveri e përgjegjshme do të kishte marrë masat për higjenën në shkolla. Po çfarë ndodhi? Qeveria vepron në kaos, brenda 24 orësh ndryshoi vendimin nga zhvillimi i mësimit në shkolla e ktheu online, dhe kjo ndodh sepse Qeveria nuk ka asnjë plan”, u shpreh Basha.

Basha premtoi se Qeveria e tij do të zerojë tarifat e studimit për 90% të studentëve.

“Programi ynë për arsimin e lartë, asnjë i ri/e re pa studiuar për pamundësi ekonomike. Programi i arsimit, stimulim ekselencës, veçanërisht në fushat e teknologjisë së informacionit. Pjesë e programit, stimulimi i ekselencës sportive”, premtoi Basha.

Kryetari i PD, u shpreh se, rinia duhet të marrë vendin që meriton në ekonominë dhe drejtimin e vendit.