Ata që e marrin vaksinën anti-Covid, duhet të ndalojnë rreptësisht alkoolin

Konsumi i alkoolit pas vaksinimit me dozën anti-covid, do të bëjë vaksinën të paefektshme sepse do të ulë reagimin e imunitetit.

Njerëzit të cilët marrin vaksinën anti-covid duhet të shmangin alkoolin rreptësisht, sepse ekspertët thonë se kjo do të ulë reagimin e imunitetit ndaj vaksinës, shkruan DailyMail.

Alkooli e ndryshon përbërjen e trilionë mikroorganizmave që jetojnë në zorrët tona, të cilat luajnë një pjesë shumë të rëndësishme në ndalimin e baktereve dhe viruseve.

Kjo çon në dëmtimin e qelizave të imunitetit dhe limfociteve, të cilat dërgojnë antitrupa për të luftuar viruset dhe bakteret që e sulmojnë trupin.

Ekspertët thonë se sistemi imunitar duhet të jetë tip top, që vaksina të ketë efekt më të mirë. Nëse ju keni pirë ditët e fundit para marrjes së vaksinës, atëherë vaksina do të ketë efekt më të dobët ose aspak.