Zhdukja e dy vajzave të mitura, nëna e Kejsit: Dyshoj se janë trafikuar

Ende nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të kenë shkuar dy vajzat e zhdukura në Tiranë në datën 1 Janar.

Kejsi Ahmetaj e Mojna Hajdari për herë të fundit u thanë familjarëve të tyre se do të shkonin të uronin live njëra tjetrën për Vitin e Ri dhe që prej asaj dite ato rezultojnë të hùmbura.

E ëma e Kejsit në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë”, shprehu fríkën se vajzat mund të jenë tráfikuar. Gjithashtu ajo theksoi se e bija vuan nga azma dhe ka nevojë për mjekim.

“Vajza ime nuk ikën nga shtëpia. Dyshoj se mund të jetë rrëmbyer dhe tráfikuar. Në këto momente ku nuk të shkon mendja. Ju lutem kujtdo që mund t’i ketë parë të na lajmërojë ne ose pòlicinë, më ndihmoni të gjej vajzën. Nga kontrollet që kemi bërë në banesë kemi vënë re se mungon karta e identitetit.

Kam fríkë se e kanë gënjyer bashkë me shoqen dhe mund t’i kenë tráfikuar. Ata ishin shoqe që nga 9-vjeçarja dhe shtëpitë tona nuk janë larg. I bëj thirrje kujtdo të më ndihmojë ta gjejë. I bëj thirrje dhe Kejsit që nëse më dëgjon të lutem të hapë telefonin dhe të më thotë se është gjallë. Ajo është e sèmurë me astmë, dhe që prej 1 janarit nuk i ka marrë mjèkimet e saj”, thotë me lot në sy nëna.

Mësohet se adoleshentet kanë marrë kartat e identitetit dhe një sasi parash. Herën e fundit vajzat e mitura janë parë tek ‘Qyteti Studentit’. Sakaq, vijon akoma kërkimi i tyre nga ana e pòlicisë dhe familjarëve.