Eshtë koha të reagojmë për të drejtat tona, për familjet tona…

Nga Eva METAJ

Të rinjtë e kombit tonë gjithmonë e kanë mbajtur atdheun e tyre mbi shpatulla. Në kohëra dhe momente të ndryshme ata kanë qënë drita në fund të tunelit dhe kanë ditur të reagojnë dhe të triumfojnë. Në çdo kohë kur armiq të Shqiperisë e kanë shitur, e kanë dhunuar atë ose e kanë robtuar qofshin këta edhe vetë binjë Shqiptarë, rinia me vetmohim e ka mbrojtur atdheun,qoftë edhe me gjakun e tyre. Por çfarë po ndodh me Shqiperin tonë? Përse po ikin djemtë e vajzat, oksigjeni i vendit dhe e ardhmja e tijë?

A është normale të vritet një i ri ? Apo është ndonje plan për Shpopullim te Shqipërisë?!

A mundet që pas këtyre ngjarjeve të bindim bashkmoshatarët tanë që të qëndrojnë?

Apo ata kurrë me zemër nuk janë larguar!

Në fillim dekadën e shkuar, Shqipëria kishte popullsinë më të re në Europë,kjo për shkak se në vendin tonë po ktheheshin të rinjë që ishin larguar me eksodin e viteve ‘90 së bashku me familjet,me idenë se vendi tyre po ndërtohej dhe se ëndrra e tyre për një Shqipëri si Europa po bëhej realitet e Shqipëria kishtë nevojë për eksperiencen e tyre, kishte nevojë për kontributin e tyre në sektore ku ata ishin specializiar në Europë!

Por çfarë ndodhi? Për më pak se 5 vite ata u ndjen të tradhëtuar, ata u shkelën, kontributi dhe djersa e tyre e hedhur në investime në Shqipëri u shkel, u dhunua nga politika të gabuara të qeverisë pas 2013 . Ata dhe jo vetëm nuk nguruan ti largojnë femijët sërish duke i larguar drejt vendeve të BE-së. Për vite me radhë vazhdoi eksodi, për vite me rradhë vazhdoi shkelja,inkurajimi e deri në terrorizim duke kuluar në vrasjen e një të riu nga mekanizmi i ngritur për shtypjen e popullatës që quhet reparti Shqiponjat.

Motra dhe vëllezer, të rinj e të reja është koha të reagojmë për të drejtat tona, për familjet tona, për jetët tona, për atdheun tonë.

Të bëjmë krenar brezin e të rinjve të ‘90, brezi prinderve tanë. Le të jemi ne, femijët e tyre që të bëjmë realitet ëndrrën e madh historike të Shqiptarëve “Për Shqipërinë si Europa”.

Kurrë mos u tërhiqni! Çojini gjërat deri në fund dhe lërini ata të bërtasin vetë..

Në ketë vend forca e ka mposhtur të drejtën!

Në këtë vend ska opinion publik!

Në këtë vend ska liri fjale!

Një popull që ska lirinë e fjalës,nuk mund të numërohet për komb!

Një popull që nënshtrohet,nuk mund të numërohet për komb!

Kjo quhet vetvrasje e përditshme!

Koha mbërrin vetë në udhëkryqin e pashmangshëm!

Dufi arrin vetë në pikën e ngopjes!

Maskat po e arrijnë vetë pikën e rënies!

ballsh

ballsh2